Zyrtare: Erling Haaland nënshkruan kontratën me Manchester City

11:36 | 13 Qershor 2022
KRG

Erling Haaland sot ka nënshtruar kontratën e tij më gjigantin anglez, Manchester City.

21-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës më 1 korrik ndërsa sot ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare e cila do ta mbaj atë tek “Qytetarët” deri në vitin 2027.

“Unë dua të shënoj gola, të fitoj trofe dhe të përmirësohem si futbollist dhe jam i sigurt se mund ta bëj këtë këtu. Kjo është një veprim i shkëlqyeshëm për mua dhe unë nuk mund të pres që të filloj në sezonin para-sezonit. ” – ka thënë Haaland.

Norvegjezi ka arritur që më fanellën e Borussia Dormtund të shënojë 86 gola ku është paraqitur në 89 ndeshje.

Ai pritet të jetë një forcim i madh i skuadrës së Pep Guardiolës, i cili do gjithashtu pritet të vazhdojë kontratën e tij si trajner i Manchester City. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale