Unioni Evropian i Xhudos: 2021-ta ishte vit i Distria Krasniqit

17:09 | 20 Dhjetor 2021
KRG

Unioni Evropian i xhudos ka shënuar një artikull të plotë për xhudistën kosovare Distria Kransiqi, e cila kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Distria ditëve të fundit poashtu ka fituar çmimin e xhudistës më të mirë në botë në kategorinë e femrave, ndërsa trajneri i saj, Driton Kuka kishte fituar çmimin Trajneri më i mirë në botë.

“Pas një viti të bujshëm xhudo, rikthimi në një turne të plotë, duke parë kampionatet evropiane dhe botërore në rrjedhë të plotë si dhe një lojë olimpike të shumëpritur në shtëpinë e xhudos, sigurisht që do të jetë një vit për t’u mbajtur mend, madje edhe më shumë për atletët që hyjnë në 2022 në vendin e parë”, shkruan Unioni Evropian i Xhudos.

“Numërimi mbrapsht për vitin e ri ka nisur Distria KRASNIQI e Kosovës. Në moshën 26-vjeçare, ajo mund të festojë vitin 2021 si ‘vitin e saj’, duke grumbulluar 6820 pikë deri në fund të tij, pas medaljes së artë olimpike nuk është asgjë më pak se e pabesueshme”, shkruan tutje Unioni.

Sipas faqes zyrtare “Judoka” Distria deri më tani ka arritur plotë 38 medalje.

18-të të arta, 8-të të argjendta dhe 12 të bronzta. /arbresh.info/