Arijanet Muric ishte njëri ndër lojtarët kyç tek skuadra e Burnley në kualifikimin e tyre në Premier League.
Edhe pse ishte njëri ndër lojtarët më meritor, ai pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të transferohet tek skuadra gjermane, Union Berlin, shkruan Arbresh.info.
Drejtuesit e skuadrës angleze, vendosën ta transferojnë portierin James Trafford, duke e lënë gardianin si opsion të dytë.
Dhe kjo, nuk duket se i ka pëlqyer Muricit, i cili është duke menduar opsionet e largimit.
Sipas Sky Deutschlan, Union Berlin është skuadra e cila deri më tani ka shprehur interesimin më të madh për portierin kosovar.
Muric pritet të huazohet tek skuadra gjermane në janar me opsion blerje në verë.
Kartoni i gardianit kosovar, momentalisht është 9 milionë.
Muric më herët ka qenë pjesë e skuadrave Adana Demirsport, Williem Tilburg, Girona, Nottingham Forest si dhe Manchester City. /Arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...