Ka përfunduar me shumë spektakël java e 34-të në BKT Superligën e Kosovës.
Përballja më interesante e kësaj xhiroje ishte ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, me këta të fundit që triumfuan 4-2.
Përballje interesante ishte edhe ajo në mes të Dritës dhe Dukagjinit, por që asnjëra prej tyre nuk ia doli të realizonte gol.
Pa gola përfundoi edhe sfida në stadiumin “Liman Gegaj”, kur Malisheva dhe Drenica i ndanë pikët.
Përballje të thellë në këtë javë mori Prishtina, që triumfoi 3-0 ndaj Ulpianës.
Fitore të lehtë mori edhe kampioni tashmë i konfirmuar Ballkani, që mposhti Feronikelin, 2-0.
Më poshtë mund të shikoni renditjen tabelare dhe rezultatet e të gjitha takimeve, derisa lufta për barazh po vazhdon të jetë e ashpër.

Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...