Stadiumet për Kupën e Botës “Qatar 2022”, afër përfundimit

18:17 | 2 Dhjetor 2021

Kampionati më i madh në Botë, “World Cup”, është organizuar nga FIFA që nga vitit 1930 e cila është mbajtur në Urugai dhe që nga ajo kohë, është mbajtur çdo katër vjet.

Në vitin 2022, Kampionati Botëror, do të mbahet në Katar.

Gjëja më interesante e këtij kompeticioni, është se disa nga stadiumet, ende nuk janë të ndërtuara të cilat priten të jenë në dispozicion në muajin nëntor të vitit 2022.

Një gjë tjetër e cila pritet të jetë shumë interesante është se Kampionati do të mbahet në stinën e dimrit, por duke pasur parasysh që në botën Arabe gjatë stinës së dimrit, temperaturat më të ulëta mund të shkojnë deri në 14 gradë dhe më të larta deri 22 gradë.

Deri më tani 13-të Kombëtare janë kualifikuar, përfshirë edhe nikoqirin, Katarin.

Nga kontinenti i Evropës, janë kualifikuar rreth 10 Kombëtare, ndërsa nga Amerika Latine, Brazili është kualifikuar e para, e shoqëruar nga Argjentina.

Më poshtë mund të gjeni tabelën e plotë e Kombëtarëve të kualifikuara.

1.Qatar

2.Germany

3.Denmark

4.Brazil

5.France

6.Belgium

7.Croatia

8.Spain

9.Serbia

10.England

11.Switzerland

12.Netherlands

13.Argentina

Katari e cila do të jetë nikoqire e këtij kompeticioni, ka vendosur që të ndërtojë plotë 8-të stadiume të reja apo ti rindërtojë ato të cilat aktualisht gjenden, të cilat kanë kaluar shifra të mëdha të parave.

Më poshtë und të gjeni edhe videon ku shihen të gjitha stadiumet dhe bukuritë e tyre:

Stadiumi “Lusail”

Ky stadium do të jetë stadiumi  ku do të mbahet finalja  e “Qatar 2022”.

Përfundimi i ndërtimit të këtij stadiumi ishte i planifikuar për në vitin 2022  por është shtyre deri në 22 nëntor 2021, shkruan arbresh.info.

Ky stadium pritet të ketë kapacitet deri në 80 mijë ulëse.

Në këtë stadium do të zhvillohen 10-të ndeshje përfshire edhe Finalen.

Stadiumi “Khalifa International”

Njëri ndër stadiumet më të mira në shtetin e Katarit.

Ky stadium është hapur në vitin 1976 në Doha dhe është rinovuar në vitin 2017 për Kupën e Botës 2022.

Kapaciteti i tij është plotë 45,416 vende.

Stadiumi “Al Janoub”

Ky stadium gjendet në Al-Wakrah.

Zyrtarisht është hapur në vitin 2019 dhe ka kapacitet derI në 40 mijë ulëse.

Stadiumi “Education City”

Ky stadium gjendet në kryeqytetin e Katarit.

Kapaciteti i tij është deri në 40 mijë ulëse.

Hapja e tij zyrtare ka ndodhur në muajin sHkurt të vitit 2020, ndërsa është prezantuar ne formë dixhitale.

Stadiumi “Ahmad Bin Ali Stadium”

Lokacioni  është në Al Rayyan të Katarit.

Ky stadium është ndërtuar në vitin 2003, por është duke u rindërtuar për nder të Kampionatit Botëror, “Qatar 2022”.

NdërSa përfundimet e rindërtimit  kanë përfunduar gjatë vitit 2020.

Kapaciteti i tij është 40 mijë ulëse.

Stadiumi “Al Thumama”

Ky stadium është hapur në vitin 2021.I projektuar nga arkitekti i Katarit Ibrahim M Jaidah, stadiumi Al Thumama i ngjan ‘gahfiya’ – kapaku tradicional i veshur nga burrat dhe djemtë në botën arabe.

Kapaciteti i këtij stadiumi është 40 mijë ulëse.

Në këtë stadium do të zhvillohen ndeshjet deri në çerekfinale të Kampionati Botëror.

Stadiumi “974”

Stadiumi 974 u zbulua zyrtarisht me një ngjarje të veçantë më 20 nëntor 2021. Stadiumi modular, i ndërtuar nga kontejnerë transporti, zhvilloi ndeshjen e tij të parë më 30 nëntor 2021 në ditën e hapjes së Kupës Arabe FIFA.

Stadiumi i parë plotësisht i çmontueshëm në historinë e Kupës së Botës, Stadiumi 974 është i ajrosur natyrshëm dhe nuk do të ketë nevojë për teknologjinë e avancuar të ftohjes. Gjithashtu do të çmontohet pas Kupës së Botës.

Kapaciteti i tij është 40 mijë ulëse.

Stadiumi “Al Bayt”

Stadiumi i mrekullueshëm Al Bayt u nis kur Katari u përball me Bahreinin në ndeshjen e tyre hapëse të Kupës së rinovuar Arabe. Stadiumi me 60000 vende është një nga vendet më të mëdha për Kupën Arabe dhe do të presë turneun për Kupën e Botës 2022 vitin e ardhshëm më 21 nëntor. Ai do të presë gjithsej nëntë ndeshje të Kupës së Botës vitin e ardhshëm, gjë që e bën atë një nga stadiumet më të rëndësishme të Katarit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara