Drita luan nesër ndeshjen e fazës së tretë kualifikuese për Ligën e Evropës ndaj FCSB.
Rezultati nga sfida e parë është 3-2 në të mirë të rumunëve, raporton Arbresh.info.
Para ndeshjes në konferencë për media ka dal trajneri Zekirija Ramadani, ku ka folur rreth synimeve të Dritës.
“Pritet ndeshje agresive, nuk kemi çfarë të humbim dhe gabimet të cilat i kemi bërë nuk do t’i bëjmë. Gjithmonë me respekt ndaj kundërshtarit jashtë fushave pasi e dimë çfarë potenciali posedon. Por brenda fushës zero respekt. Synimi jotë është play-offi i Ligës së Evropës.”
Humbja në Rumani ishte mjaft e vështirë për trajnerin dhe lojtarët duke marrë parasysh se ishin në epërsi 2-0.
Trajneri i Dritës foli rreth aspektit psikologjik pas asaj humbje.
“E para ta shërojmë vetën nga ajo humbje, pastaj bisedat me futbollistët se ne edhe mund të fitojmë këso ndeshje. Kemi treguar edhe në aspektin psikologjik se jemi të fortë, ku kemi humbur ndeshje por jemi rikthyer në stil kampioni. Kjo më le të besoj të mbështetem tek kualiteti i lojtarëve dhe ne do të shkojmë për rezultat pozitiv”.
Tutje “Zeki”, nuk vlerësoi ndonjë lojtar individual të FCSB, por theksoi se janë kolektivisht të fortë.
“Skuadër kualitetive në aspektin grupor, si kolektiv është super skuadër por individualisht nuk kisha cek. Sa i përket pikave dobëta të FCSB ne i kemi mbajt brenda klubit dhe nuk do t’i ndajmë.”
Për fund foli edhe për objektivat e Dritës.
“Dua grupet e Ligës së Evropës por nëse nuk arrijmë shpresoj në Ligën e Konferencës, brenda fushës nuk dua spektakël por dua kualifikimin”./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...