Paris Saint-Germain dhe RB Leipzig kanë nisur negociatat intensive për transferimin e sulmuesit anësor, Yan Diomande, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Talenti nga Bregu i Fildishtë ka arritur tashmë marrëveshje personale me klubin francez, ndërsa tani mbetet që PSG dhe Leipzig të gjejnë gjuhën e përbashkët për shumën përfundimtare të transferimit.
Megjithatë, situata nuk është aspak e qetë për kampionët francezë. Të dy klubet janë njoftuar se disa skuadra të njohura evropiane po e ndjekin nga afër situatën e 18-vjeçarit dhe janë të gatshme të ndërhyjnë në garë.
Mes klubeve që kanë shfaqur interes për Diomanden janë edhe gjigantët anglezë Arsenal dhe Liverpool, të cilët po monitorojnë zhvillimet me shpresën për ta prishur marrëveshjen para se PSG të finalizojë kontratat zyrtare.
Diomande konsiderohet një nga talentet më premtues të brezit të ri dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...