Ralf Rangnick ka konfirmuar se Paul Pogba është rikthyer dhe është gati për ndeshjen e ardhshme të FA Cup që e zhvillon Manchester United.
Man Utd do të përballet me Middlesbrough në FA Cup të premten, ku Djajtë e Kuq luajnë në shtëpi pas një pushimi të shkurtër.
Pogba është rikthyer në stërvitje dhe Rangnick tani ka lënë të kuptohet se francezi mund të jetë në formacionin fillestar.
“Po, Paul [Pogba] do të jetë pjesë e grupit dhe mund të jetë edhe në formacionin fillestar. Cavani do të kthehet vetëm në fundjavë, ai më kontaktoi në fundjavë dhe më kërkoi të kishte edhe dy ditë në shtëpi”, ka thënë trajneri gjerman.
Ralf’s press conference is now available to watch on our website and app. #MUFC | #FACup
— Manchester United (@ManUtd) February 3, 2022
Man Utd nuk është se nuk ka vuajtur shumë këtë sezon, pasi po lufton për të gjetur formën dhe një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit