Tashmë ka përfunduar ndeshja Real Madrid-Elche në kuadër të xhiros së 22-të në LaLigë.
Gjatë minutës së 33-të është akorduar një penallti në favor të “Mbretërve” por, Karim Benzema nuk është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i parë i ndeshjes është shënuar nga mysafirët, ku në minutën e 42-të, Lucas Boye shënoi gol për Elche.
Për më shumë shikoni golin: Video
Pjesa e parë ka përfunduar me epërsinë e Elche me rezultat 0-1.
Ndërsa në pjesën e dytë, Pere Milla në minutën 76-të shënoi gol dhe dyfishoj epërsinë për Elche.
Për më shumë shikoni golin: Video
Gjatë minutës së 82-të, është akorduar edhe një penallti për Real Madridin, ku atë e ekzekutoi Luka Modric dhe është treguar i saktë nga pika e bardhë, duke e ngushtuar epërsinë e Elche në rezultat 1-2.
Për më shumë shikoni golin: Video
Ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes, Eder Militao arriti ta barazoi rezutlatin në 2-2.
Për më shumë shikoni golin: Video
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2-2.
Pas kësaj ndeshje, Real Madrdi mbetët përsëri liderë të tabelës me 50 pikë, tre pikë më shumë sesa Sevilla të cilët kanë 46 pikë.
Ndërsa Elche gjendet në pozitën e 14-të me 23 pikë. /arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...