Tashmë ka përfunduar derbi mes FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, ndeshje kjo e cila ishte në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja ka filluar me disa minuta me vonesë pasiqë lojtarët e Ballkanit, nuk dëshironin të futeshin në fushë, pas incidentin ku “Plisat” hyrën në fushë dhe sulmuan “Xhebrailat”.
Por, ky vendim i skuadrës së Suharekës siç dukej ndryshoj, ku në ora 20:05, dy skuadrat filluan hyrjen e tyre në fushë.
Gjatë 45 minutave të parë, dy skuadrat zhvilluan lojë të kujdesshme, duke krijuar shumë pak raste, mirëpo kishte duele të ashpërta ndërmjet lojtarëve.
Në fund të pjesës së parë, ishte Albion Rrahmani i cili gjeti golin e epërsisë së Ballkanit me ndihmën e asistimit të Armend Thaqit, raporton arbresh.info.
Ndërsa në pjesën e dytë, Prishtina krijojë shumë rast të bukura, mirëpo ju mungonte finalizimi.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 0-1 në favor të Ballkanit.
Pas kësaj fitore, Ballkani arrin të ngjitet në tabelën e Superligës së Kosovës, ku nga pozita e katërt me gjashtë pikë, ngritët në pozitën e dytë, me një pikë më shumë sesa FC Drita.
Ndërsa FC Prishtina zbret për nga pozita e tretë në pozitën e katër, me shtatë pikë.
Kujtojmë që në enjte, Skuadra nga Suhareka do të përballët me CFR Cluj në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League. /arbresh.info/
Seanca e parë për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika caktohet...
Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve...
Vënia e gurthemelit të objektit të Odave të Profesionistëve ...
‘Ibrahimovic i ri’ zyrtarizohet Ajaxi
Të miturit nën 14 vjeç kryejnë dhjetëra vjedhje në Ferizaj –...
Presidenti i Polonisë: Vetëm Donald Trump mund ta ndalë Puti...