Nuk ka gola pas pjesës së parë mes Zvicrës dhe Bosnjës

21:49 | 18 Qershor 2026
D.H

Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Zvicrës dhe Bosnjës, përballje e vlefshme për xhiron e dytë të grupit B në Kupën e Botës.

Dy kombëtaret ishin të kujdesshme në vijën e fundit duke mos lënë shumë hapësira, shkruan Arbresh.info.

Zvicra rrezikoi disa herë me tentimet jashtë zone, por pa sukses.

Edhe, Bosnja rrezikoi një herë me Edin Dzekon por goditja u ndal nga portieri zviceran.

Një rast të mirë e lëshoi edhe Kolasinac në fundin e pjesës së parë për bosnjakët. Mbetet të shihet nëse do të ketë gola gjatë pjesës së dytë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale