Interi dhe Barcelona kanë barazuar me rezultat 3-3 edhe në ndeshjen e dytë të gjysmfinales së Ligës së Kampionëve, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Spanjë ishte mbyllur 3-3, duke dhuruar shumë rikthime dhe emocione.
Zikaltërit e nisën mirë ndeshje, duke qenë të sigurt në mbrojtje, por të shpejtë në kundërsulme.
Zhvillohej minuta e 21-të, ku nga një kundërsulm i tillë, ku Denzel Dumfries mori një pasim drejt zonës, ai pasoi te Lautaro Martinez që shënoi për 1-0.
Barcelona kërkoi penallti për një prekje me dorë në zonë, por Szymon Marciniak, nuk mendoi njëjtë.
Interi iu afrua golit të dytë me Henrikh Mkhitaryan dhe Hakan Calhanoglu, por dyshja e mesfushës nuk gjetën rrjetën.
Në minutën e 42-të, Interi fitoi penallti, pasi Pau Cubarsi ndaloi Lautaro Martinezin dhe pas rishikimit të VAR, gjyqtari polak vendosi për penallti.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu që shënoi për 2-0.
Barcelona e nisi fuqishëm pjesën e dytë, duke e hapur sfidën për 2-1. Eric Garcia shënon me një goditje të saktë brenda zonës pas një harkimi të saktë të Gerard Martin në minutën e 54-të.
I njëjti lojtar gaboi për të barazuar shifrat në minutën e 57-të, kur Yann Sommer bëri pritje të madhe.
Por pas tre minutash u barazuan shifrat, me Martin që asiston sërish, kësaj radhe te Dani Olmo i cili shënoi për 2-2.
Në mintuën e 68-të, Szymon Marciniak akordoi penallti për Barcelonën, pasi Henrikh Mkhitaryan rrëzoi Lamine Yamalin, por e përmirësoi gabimin e tij, pasi ndërhyrja ishte jashtë.
Yamal tentoi të shënojë në minutën e 77-të, por Sommer bëri pritje të madhe për ta ruajtur barazimin.
Barcelona vazhdoi me tentime dhe kjo iu shpërmbyle, pasi në minutën e 88-të, Raphinha shënon gol pas dy tentimeve për 3-2.
Në minutat e mbetura Interi u lëshuan me të gjitha forcat në sulm për të gjetur barazimin, pot kjo iu hakmor paksa, pasi la zbrastësira, ku në një rast Yamal goditit shtyllën.
Kjo nuk e ndali Interin, që arriti të barazojë në kohën shtesë, me Francesco Acerbi që shënoi me një goditje të bukur në zonë për 3-3.
Interi dhe Barcelona shkojnë në vazhdime pasi rezultati i përgjithshëm është 6-6./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen