Kombëtarja e Kosovës U17 ka zhvilluar sot ndeshjen e dytë në kuadër të grupit 9-të të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian “Qipro 2024″. Dardanët u mposhtën nga Kombëtarja e Anglisë, me rezultat 5:0, në stadiumin ‘Ivan Laljak-Ivić’ në Zagreb.
Kosova e nisi ndeshjen me këtë formacion: Paloka, Dakaj, H. Krasniqi, Salihu, Haziri, E. Krasniqi, Ismajli, Haxhiu, Jerlija, Selimi, Rexhepi. Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës, nuk e patën aspak të lehtë përballë një kombëtareje shumë të fortë siç është Anglia, prandaj edhe rezultati ishte aq i thellë, përcjell Arbresh.info.
Dardanët pësuan herët, kur në minutën e 16-të realizoi Jesse Derry. Vetëm tetë minuta më vonë, i njëjti futbollist, atakoi sërish portën e Kosovës, duke realizuar golin e dytë dhe duke bërë që pjesa e parë të përmbyllet 2:0.
Në fillim të pjesës së dytë, përzgjedhësi Morina bëri dy zëvendësime, futi në lojë Arti Morinajn dhe Leart Bekollin në vend të Hektor Krasniqit dhe Diar Rexhepit, të cilët nuk arritën të ndryshojnë rrjedhën e lojës, pasiqë menjëherë në minutën 46-të, Anglia shënoi për 3:0 përmes qendërsulmuesit Collum Olusesi. Ai e gjeti rrugën e golit edhe në minutën e 63-të për shifrat 4:0.
Në minutën 68-të, Arbnor Morina vendosi të zëvendësonte Fation Haxhiun dhe Floni Selimin me Edor Hajdinin dhe Skifter Mustafajn.
Pavarësisht ndryshimeve në formacion, ishte e pamundur të ndërronte edhe rezultati. Anglia vazhdoi edhe më të tej të mos e lë të qetë portën e Kosovës, duke shënuar sërish.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Luca Fletcher, në minutën e 73-të. Në çerekun e fundit të lojës, Morina i dha hapësirë për lojë edhe Dior Ilazit në vend të Engjëll Krasniqit. Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon më 9 nëntor kundër Ishujve Faroe, e cila po ashtu ka pësuar humbje të thella në dy ndeshjet e para./Arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...