Tre skuadra të mëdha angleze kanë shprehure interesim të madh për kartonin e sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Francezi është hasur në problem për ta rinovuar kontratën me katalunasit, ku vëllai i tij, njëkohësisht edhe agjenti i tij, ka parashtruar kërkesë për një rritje page për Dembelen.
Ndërsa Barcelona e cila për 5 vitet e kaluara, nuk është i kënaqur me shërbimet e tij, ku në shumicën e sezoneve, ka qenë i lënduar.
Dembeles do t’i skadojë kontrata në verë të këtij viti, ndërsa Barcelona nuk është dakord për kërkesën e parashtruar nga agjenti i lojtarit, ku si pasojë do të mund të largohet nga katalunasit.
Sipas mediave botërore, francezi ka kërkuar pagë vjetore me shifër 50 milionë euro, gjë të cilën Barcelona nuk mundet të paguajë.
Sipas “The Mirror” Manchester United, Liverpool dhe Newcastle, janë tre skuadrat angleze të cilët kanë shprehur interesim të madh për kartonin e francezit.
24-Vjeçari mund të largohet nga Barcleona gjatë këtij muajit, ku klubi katalunas preferojnë të shesin atë, në mënyrë që të mos humbasin atë si lojtarë të lirë. /arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër