Chelsea ka arritur fitore të madhe në udhëtim tek Aston Villa me rezultat 1-4 në kuadër të xhiros së 29-të në Premier League.
Vendasit e nisën ndeshjen për mrekulli kur realizuan pas dy minutave me Douglas Luiz, shkruan Arbresh.info.
Por Pas 35 minutash lojë, Chelsea barazoi me Joao Pedron.
Aston Villa gjeti rrugën e rrjetës serish në minutën e 41-të me Ëatkinsin, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Joao Pedro realizoi edhe një herë për ta dërguar Chelsean me epërsi në pushimin mes pjesëve.
Dhjetë minuta pas nisjes së etapës së dytë, Pedro dha asistim për Palmerin i cili e çoi epërsinë në 1-3.
Kurse vulën fitores ia dha i disponuari për lojë, Joao Pedro i cili kompletoi hattrickun e tij në minutën e 64-të.
Me këtë fitore, Chelsea rikthehet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve, ku tashmë ka 48 pikë pas 29 ndeshjeve dhe është në pozitën e pestë, kurse Villa ndodhet një vend më lart me 51 sosh./Arbresh.info
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...