Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi ka grumbulluar sot ekipin e tij. Në Kampin Nacional në Hajvali, aty ku tashmë në kushte shumë të mira zhvillohen stërvitjet e ekipeve tona kombëtare, morën pjesë rreth 30 futbollistë të kësaj grupmoshe.
Qëllimi i këtij grumbullimi është njohja e cilësive dhe formës së futbollistëve të ardhur nga jashtë e po ashtu komponimi i tyre me pjesën tjetër të ekipit me lojtarët vendor. Ky grumbullim tre ditorë vjen në prag të ndeshjeve miqësore që Kosova U19 do t’i zhvillojë me Kombëtaren e Shqipërisë U19 më 26 dhe 28 mars, përcjell arbresh.info.
Në këtë grumbullim Kosova U19 do t’i luajë edhe dy ndeshje miqësore. Krasniqi nuk është i kënaqur me pjesëmarrjen e futbollistëve në këtë grumbullim, pasi një numër i konsiderueshëm i tyre kanë munguar për arsye objektive, teksa shprehur edhe shqetësimin e ndërrimit të gjeneratës, e cila çdo herë sjellë vështirësitë e saj.
Gjithsesi pritjet e Krasniqit janë pozitive duke ditur se ka futbollistë të talentuar në ekipin e tij.
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...