Gjermania ka fituar Kampionatin Botëror në basketboll, duke mposhtur në finale Serbinë me rezultat 83-77.
Në një ndeshjen të fortë dhe shpesh dramatike, gjermanët ishin më të mirë, duke u shpallur kampion për herë të parë në histori.
Serbia e hapi më mirë ndeshjen dhe shpejt kaloi në epërsi 5:0, por në asnjë moment të çerekut të parë epërsia nuk i kaloi pesë pikët. Në fund të çerekut të parë, Serbia kishte edhe një herë pesë pikë diferencë, por ky çerek u mbyll me rezultat 26:23 për Serbinë.

Ne çerekun e dytë gjermanët arritën në barazim dhe rezultati i pjesës së parë ishte 47:47.
Në pjesën e dytë, Gjermania dukej shkëlqyese në parket dhe që nga kalimi në avantazh, epërsia është rritur vazhdimisht në maksimum 12 pikë.

Në një moment të çerekut të fundit, Serbia arriti të rikthehet plotësisht në lojë kur iu afrua rivalëve katër pikë prapa, por gjermanët luajtën sërish si duhet dhe nuk lejuan një kthesë të madhe.
Pas dramës në fund, gjermanët festuan dhe fituan medaljen e artë.
Undefeated.
FOR THE FIRST TIME IN HISTORY, GERMANY ARE WORLD CHAMPIONS! ?#FIBAWC x #WinForAll pic.twitter.com/byh5sxYvA3
— FIBA Basketball World Cup 2023 ? (@FIBAWC) September 10, 2023
Gjermaninë e udhëhoqi drejt titullit brilanti Schroder me 28 pikë, i ndjekur nga Wagner me 19.
Kjo është medalja e parë e artë e Gjermanisë në kampionatin botëror./Telegrafi/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku