Drita rikthehet në krye të tabelës, garë e ashpër për Evropë  – Rezultatet dhe tabela pas xhiros së 26-të

15:56 | 22 Mars 2026
D.H

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës ku sërish ka ndërruar lidershipi në elitë.

Drita e ka fituar derbin me Gjilanin me rezultat 1-0 për ta marrë sërish lidershipin, shkruan Arbresh.info.

Teksa fitore ka shënuar sot edhe Malisheva ndaj Llapit me rezultat 2-0. Në sfidën tjetër Dukagjini u nda baras me Prishtinën e Re (1:1).

Ndërkohë dje Prishtina është rikthyer tek fitoret ku mposhti në derbi Ballkanit minimalisht 1-0.

Teksa në përballjen tjetër mes Ferizajt dhe Drenicës triumfuan vendasit (1:0).

Pas 26 xhirove, Drita është rikthyer të kryesoj tabelën e vetme me 48 pikë, tri më shumë se Ballkani i dyti. Ndërsa Prishtina rikthehet në pozitën e tretë me 41 sosh.

Me 40 pikë, Malisheva është e katërta kurse Gjilani ka mbetur i pesti me 39 sosh pas humbjes së sotme.

Dukagjini ndodhet në pozitën e gjashtë me 34 pikë, dy më pak ka Ferizaj në vendin e shtatë. Llapi ka mbetur në pozitën e tetë me 29 pikë, teksa Drenica është një vend më poshtë me 28 sosh. E fundit është Prishtina e Re me 24./Arbresh.info