UEFA ka deleguar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Ballkani-Astana, ndeshje kjo e vlefshme në fazën e grupeve të Conference League.
Ndeshja do të zhvillohet më 26 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ora 18:45, shkruan Arbresh.info.
Kjo ndeshje është në kuadër të xhiros së tretë të grupit C, ku skuadra e Suharekës gjendet në pozitën e dytë me tri pikë, ndërsa Astana në pozitën e katërt pa asnjë pikë.
Gjyqtarët e deleguar nga UEFA janë nga Greqia.
Vassilis Fotias do të jetë gjyqtarit kryesor, ndërsa dy ndihmësit e tij do të jenë Andreas Meintanas dhe Konstantinos Psarris, kurse Loannis Papadopiulos do të jetë gjyqtari i katërt.
Kurse në dhomën e VAR-it, është Evangelos Manouchos bashkë me Stefannos Koymparkis. /Arbresh.info/

Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...