Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale të play-offit

21:10 | 12 Prill 2026
D.H

Bora Basketball e ka “demoluar” Sigal Prishtinën në çerekfinalen e parë të play-offit në elitën e basketbollit kosovar duke triumfuar me rezultat bindës 105-67.

Sfida nisi për mrekulli për vendasit të cilët krijuan epërsi dyshifrore (51:33), pas pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë në dy çerekët e tjerë, Bora veçse e thelloi avantazhin në 38 pikë.

Më i dalluari në fitoren e Borës ishte Dingle me 17 pikë, gjersa me nga 15 sosh luajtën edhe Jules e Hunter.

Tek Prishtina Williams ishte koshashënuesi më i mirë me 15 pikë.

Tashmë Borës i duhet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të play-offit. Të enjten luhet ndeshja e dytë në “Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale