Boksierët e Kosovës, vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku, u.d.selektori Musli Zymberi, përgjegjësi, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm, nesër do të udhëtojnë në Busto Arsizio të Italisë.
Ekipit do t’i bashkohet, boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë, përcjell Arbresh.info.
Boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Turneu kualifikues do të mbahet nga data 02 deri me 11 mars dhe do të zgjasë në Busto Arsizio të Italisë. /Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...