Kosova luan sonte ndeshjen ndaj Izraelit në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Euro 2024”.
Mungesë e madhe për Kosovën në këtë sfidë do të jetë Edon Zhegrova, i cili nuk ka mundur të jetë gati për këtë sfidë pasi nuk është lejuar nga klubi, shkruan Arbresh.info.
Por pasi nuk ka mundur të jetë në këtë sfidë, Gliha ka vendosur mos të ftojë yllin kosovar, për dy ndeshjet tjera të Kosovës ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë.
Lidhur me këtë në një intervistë me gazetarin, Arlind Sadiku, ka folur babai i Edonit, Lulzim Zhegrova.
Ai ka theksuar se përkundër dëshirës së madhe të birit të tij të jetë i pranishëm në sfidat ndërmjet Zvicrës dhe Bjellorusisë, Federata ka vendosur mos të ftojë Edonin.
“Lille e ka liruar Edonin për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë. Ai ka pasur shumë dëshirë të vijë, mirëpo Federata i ka thënë meqë nuk po të lirojnë për ndeshjen me Izraelin, kemi marr vendim mos të ftojmë për këto dy ndeshje. Ky është realiteti” shprehet Lulzim Zhegrova.
Kujtojmë se Kosova luan sonte ndaj Izraelit me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të ketë disa mungesa të mëdha./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...