Një skandal i madh ka ndodhur sot gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Interit.
Komentatori i kompanisë që transmeton ndeshjet e kampionatit italian në Kosovë, Andin Lokaj e ka quajtur “hajvan” kryeministrin e Kosovës. Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.
Ky koment u bë buj e madhe nëpër rrjet brenda pak minutash, ku menjëherë pas pjesës së parë ai u largua nga komentimi.
Para disa minutave ka reaguar edhe kompania në fjalë që transmeton ndeshjet e Serie A, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ata kanë kërkuar falje për publikun si dhe e kanë cilësuar komentin e Lokajt si joprofesional.
“ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter. ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1”.
“Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale”.
“ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes”, shkruhet në reagimin e kompanisë.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse Andin Lokaj do të suspendohet apo edhe largohet nga kjo kompani./Arbresh.info
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit