Arsenali e ka bërë edhe zyrtar largimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang.
Përmes një komunikate për media, Arsenali tregoi se Aubameyang është larguar nga klubi me një marrëveshje të ndërsjellë, megjithatë nuk tregoi se do të luajë për Barcelonën.
“I urojmë Aubës gjithë të mirat për kapitullin e ardhshëm në karrierën e tij dhe e falënderojmë për kontributin e tij në klub”, thuhej ndër tjera në njoftim.
Auba ka qenë kapiteni i “Topçinjve” për dy sezonet e fundit e gjysmë dhe ka bërë 162 paraqitje, duke shënuar 92 gola në të gjitha garat.
⚡ For the match-winning moments
?♂️ For the iconic celebrations
? For making us smileThank you for everything, @Auba ❤️
— Arsenal (@Arsenal) February 1, 2022
Auba iu bashkua Arsenalit nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2018 dhe fitoi Këpucën e Artë të Premier League në sezonin e tij të parë të plotë në 2018/19.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...