1343 gola, 488 asiste – Messi dhe Ronaldo, së bashku, kanë kontribuar në shënimin e 1831 golave gjatë karrierës së deritanishme për skuadrat e tyre.
10-shi i Barcelonës, Lionel Messi, dhe 7-shi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e kanë fituar nga pesë herë “Topin e Artë” në 11 vitet e fundit, para se Luka Modric t’i japë fund dominim të tyre. Sido që të jetë, debati se cili nga këta dy është më i mirë nuk ka të ndalur, shkruan Gazeta Express.

Por, nganjëherë këto gjëra duhet lënë anash për t’i shijuar magjitë e tyre edhe për pak vite sa u kanë mbetur.
Ata kanë thyer rekorde të shumta gjatë karrierës dhe shifrat e tyre janë vërtetë magjike.
Messi, me Barcelonën dhe Argjentinën, ka shënuar në total 660 gola dhe ka dhuruar 270 asiste.

Kurse Ronaldo, me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Portugalinë, Real Madridin dhe Juventusin, deri më tani ka shënuar 683 gola dhe ka dhuruar 218 asiste.

Së bashku, besoni apo jo, ata kanë kontribuar në shënimin e 1831 golave për skuadrat e tyre dhe siç edhe kanë thënë edhe shumë legjenda të futbollit, së fundi Rio Ferdinand, “është koha për t’i lëmë anash krahasimet dhe t’i shijojmë edhe për pak vite sa u kanë mbetur në karrierë”.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...