160 milionë euro të shpenzuara keq nga Paris Saint-Germain ose të paktën kështu konsiderohen nga trajneri Luis Enrique, transferimet e Gonçalo Ramos dhe Randal Kolo Muani, raportojnë mediet franceze.
Ramos dhe Kolo Muani, deri më tani, për teknikun spanjoll, nuk kanë arritur të jenë një vlerë e shtuar për ekipin. Mediet franceze shtojnë gjithashtu se Luis Enrique është “skeptik” në lidhje me mundësitë e dy lojtarëve për të performuar në nivelet më të larta.
Pavarësisht mesazheve të vazhdueshme mbështetëse për të dy të shprehura publikisht, sidomos në konferencat për shtyp, ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës nuk beson se ata kanë cilësi të mjaftueshme për të luajtur një rol vendimtar në skuadrën, e cila aktualisht kryeson Ligue 1 me pesë pikë përpara Nice.
Kujtojmë se Gonçalo Ramos u transferua nga Benfica te Paris Saint-Germain në gusht për 65 milionë euro plus bonuse dhe luajti 19 ndeshje në të gjitha garat, me katër gola (asnjë në Champions) dhe një asistim.
Shifrat e Kolo Muani janë sigurisht më të mira, 10 gola (1 në Champions League) dhe 2 asistime në 24 paraqitje, por ai kushtoi 95 milionë euro në verë dhe nuk po i tregon cilësitë e mira që ai kishte treguar me fanellën e Eintracht. /Supersport
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini