Kosova ka arritur të marrë tri pikë kundër Çekisë pasditen e sotme (e shtunë).
“Dardanët” kanë vazhduar rekordin impresiv si të pamposhtur tani në 15 ndeshjeve me fitoren 2 me 1 kundër Republikës së Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Bernard Challandes arriti të sigurojë fitore me përmbysje falë golave nga Muriqi dhe Vojvoda.
Mysafirët gjetën të parët golin duke zhbllokuar shifrat në minutën e 16′ me anë të sulmuesit Park Schik para se kombëtarja jonë të përgjigjej me anë të sulmuesit të Fenerbaces.
Muriqi shënoi bukur pas një kundërsulmi për me 1 me katër minutave më vonë.
Goli i përmbysjes u realizua në pjesën e dytë nga mbrojtësi Mërgim Vojvoda në minutë 66′.
Mysafirët kërcënuan mbrojtjen tonë në disa raste, por nuk arritën t’i konkretizojnë ato.
Kosova, e cila gjendet tani në pozitën e dytë në Grupin A me tetë pikë, luan kundër Anglisë tri ditë më vonë ndeshjen tjetër në kuadër të kualifikimeve./arbresh.info/
Golat gjatë ndeshjes:
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...