Tema e Superligës së Europës mbetet aktuale edhe disa ditë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, e cila e vlerësoi menaxhimin ekonomiko-financiar dhe strukturor të futbollit nga UEFA dhe FIFA si abuzim me pozicionin dominues.
Një vendim që, sipas shumicës, hap dyert dhe hap rrugën drejt lindjes së entitetit të ri për klubet shumë të mëdha, me A22 (kompania përgjegjëse për zbatimin e projektit) e cila tashmë ka bërë të ditur se synon transmetimin falas të futbollit brenda një sistemi të ndarë në tri liga, që për shumë njerëz dukej si një zgjidhje e mirë ndërmjetëse.
Superliga, nëse lind, do të angazhojë gjithashtu burime kolosale. Orët e fundit në Spanjë disa gazeta sportive janë thelluar në projekt, duke sugjeruar se do të jetë një kampionat mjaft i pasur dhe i shtrenjtë.
Buxheti i ndarë për fillimin e Superligës është, në fakt, 15 miliardë euro, konkretisht 5 për secilin nga tri sezonet e para.
Një pjesë e kësaj shume, 400 milionë euro, do të ndahet për fondin e solidaritetit për futbollin amator dhe për ato skuadra që nuk marrin pjesë në ligë.
Paratë e garantuara nga investitorët evropianë dhe amerikanë po shqetësojnë UEFA-n, e cila, nga ana e saj, po shpërndan 200 milionë euro./SS
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...