Klubi i hendbollit, Vushtrria ka pranuar përgjegjësinë dhe ka kërkuar falje për dhunën ndaj lojtarëve të Trepçës.
Përleshja nisi teksa u ndal një faull për Vushtrrinë, derisa situata doli jashtë kontrollit me tifozët që filluan të hidhnin gjëra në parket, madje disa prej tyre iu bashkuan përleshjes.
Hendbollistët e Trepçës u larguan nga parketi.
Vushtrria me anë të një komunikate ka kërkuar falje për këtë, por pret edhe nga Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) t’i rishikojë disa vendime, të cilat i ka vlerësuar drastike ndaj klubit.
“Në emër të kryesisë së klubit dhe ekipit kërkojmë falje për situatën e ndodhur në ndeshjen e fundit kundër KH Trepçës. Ne e bartim përgjegjësinë për situatën e ndodhur, por situata nuk është krijuar nga ne. Me provokime nga minuta e parë, fillim të incidentit, sulme të pafundme, si dhe incidente pas ndeshjes kundër zyrtarëve të Federatës. I apelojmë FHK ti rishikon disa vendime drastike ndaj klubit tonë (jo denimet e disa lojtarëve të cilat edhe i kanë merituar) por ndaj klubit i cili po bënë çmos te jetë skuadër cilësore dhe ka ngritë nivelin e ligës por edhe të shikueshmërisë”, thuhet ndër të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...