Kosova është mysafire e Rumanisë në ndeshjen e raundit të pestë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Një ditë para ndeshjes për kombëtaren dardane, ka folur edhe lojtari rumun, Vali Mihalia, në një konferencë për media, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se Kosova nuk duhet nënvlerësuar si dhe shpreson që tifozët mos të shkaktojnë probleme.
“Nuk duhet ta nënvlerësojmë Kosovën. E pamë që ka ndryshime në ekipin e tyre, por ne hyjmë të motivuar dhe me mendimin e vendosmërinë për t’i fituar tri pikë. Shpresojmë që tifozët të mos bëjnë probleme”, u shpreh ai.
Herën e fundit kur u takuan këto dy skuadra, Rumania triumfoi në Prishtinë me rezultat 3-0.
Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë