Ersun Yanal është njëri ndër emrat e përmendur se do të ulet në stolin e Kombëtares së Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës, e cila paraprakisht kishte përzgjedhur disa kandidatë dhe takimin e parë e kishte me Ersun Yanal, këtë muaj do të vendosë kontaktin e dytë me trajnerin me përvojë.
Nëse arrihet marrëveshja, nënshkrimi pritet të bëhet gjatë muajit shkurt, raporton mediumi turk, Aksham.
Kombëtarja e Kosovës, e cila u nda nga Bernard Challandes, ka vënë në agjendë Ersun Yanal. Mësohet se Federata e Futbollit të Kosovës do të takohet për herë të dytë këtë muaj me trajnerin turk.
Është thënë se pasi Ersun Yanal nuk i ka dhënë përgjigje negative Federatës së Futbollit të Kosovës në takimin e parë, çështjet më të detajuara do të diskutohen në të dytin.
Ndërsa vendimi që pritet të dalë nga takimi i bënë kureshtar të gjithë, qëndrimi i ngrohtë i Ersun Yanal ndaj Kombëtares së Kosovës i hap rrugën marrëveshjes. Pritet që kontrata të nënshkruhet në shkurt nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje.
Ersun Yanal, i cili më parë ka punuar në shumë skuadra të rëndësishme, duke përfshirë Trabzonspor dhe Fenerbahçe, pati një kampionat historik në ekipin Verdheblu në sezonin 2013-14.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...