Ditën e sotme është hedhur shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, ku ka marrë pjesë edhe kampionia e Kosovës, Drita.
Skuadra nga Gjilani ka mësuar kundërshtarin e parë në rrugën drejt Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
“Intelektualët” do të përballen me kampionin e Luksemburgut, Differdange 03.
Differdange 03 është një skuadër me jo shumë histori, e cila ka dy titujë kampion në kampionatin e Luksemburgun. Që të dy titujt i ka fituar në dy sezonet e fundit.
Ata po ashtu kanë të fituar edhe gjashtë Kupa të Luksemburgut.
Ky është viti i tyre i dytë me radhë që po marrin pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Vitin e kaluar ata u eliminuan pikërisht në rrethin e parë nga skuadra finlandeze, Klaksvik.
Garat evropiane atë sezon i vazhduan në Ligën e Konferencës, ku u eliminuan edhe atje në çerekfinale të play-offit kualifikues, ku u mposhtën nga skuadra kazake, Ordabasy.
Sipas transfermarkt, vlera e skuadrës është 1.90 milionë. Ndeshjet vendase ata i luajnë në stadiumin “Stade de la Ville de Differdange”, me kapacitet prej 3000 mijë ulëseve.
Skuadra ka një moshë mesatare prej 26.7 vjeçe. Ndërkohë, Guillaume Trani, është futbollisti me vlerën më të madhe në skuadër – 250 mijë euro.
Ndeshjet e turit të parë janë paraparë të zhvillohen me datat: 8/9 dhe 15/16 korrik 2025. Drita ndeshjen e parë do ta luajë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
LEXO EDHE:
Drita përballet me kampionin e Luksemburgut në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...