Inter ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë në Champions League përballë Benficas.
Skuadra Italiane fitoi me rezultat bindës 2:0 në udhëtim.
Skuadra e Simeone Inzaghit kërcënoi herët teksa Edin Dzeko përfundoi jashtë.
Benfica ishte afër epërsisë kur Rafa Silva shfrytëzoi një gabim të Federico Dimarco, vetëm për të qëlluar drejt e në trupin e Andre Onanes.
Megjithatë, ishin “Nerazzurrët” ata që kaluan në avantazh në fillim të pjesës së dytë me një goditje me kokë të Barella nga krosimi i Alessandro Bastoni nga e majta.
Odysseas Vlachodimos ishte ai që i shpëtoi vendasit, pasi portieri bëri një ndalesë mahnitëse.
Megjithatë, VAR vendosi të jap një penallti kundër Joao Mario për lojë me dorë, të cilën Romelu Lukaku e dërgoi në rrjetë.
Nesër zhvillohen edhe dy ndeshje me Real Madridin që pret Chelsean dhe Napolin që përballet me AC Milan./Arbresh.info/
Rama rifreskon kabinetin, ndryshime në 7 dikastere
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...
Nesër deklaratat hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve p...
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027