Klubi shqiptar nga Mali i Zi, Deçiç nga Tuzi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës.
Deçiç triumfoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj ekipit nga Maqedonia e Veriut, Sileks në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Bajovic kaloi vendasit në epërsi në minutën e 39-të të takimit.
Për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi u përkujdes Ndiaye që shënoi në minutën e 71-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë një tjetër skuadër shqiptare që po i luan kualifikimet e Ligës së Konferencës është edhe Vllaznia e Shkodrës, e cila nuk e ka nisur mirë aventurën në garat europiane të këtij edicioni.
Ata pësuan minimalisht 0:1 në “Elbasan Arena” ndaj ekipit letonez, Daugavpils në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në fund, në minutën e 85-të ku shënoi Lizunovs.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Letoni dhe Vllazninë e pret punë e madhe për të përmbysur rezultatin dhe për t’u kualifikuar në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Nga Shqipëria në Ligën e Konferencës po paraqitet edhe Partizani, që luajti baras 1-1 në udhëtim tek skuadra estoneze, Kalju.
Golin e vetëm për shqiptarët e shënoi Skuka. Partizani e ka mundësinë e mirë për t’u kualifikuar pasi ndeshjen e kthimit e luan në Tiranë./Arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan