Manchester City i është bashkuar garës për sulmuesin e AS Monacos, Kylian Mbappen, për transferimin e tij gjatë verës.
‘The Sun’ raporton se City është i gatshëm të ofrojë 110 milionë funta për të siguruar shërbimet e Mbappes, transmeton portali arbresh.info.
Manchester City dhe Real Madridi janë dy klubet e vetme që zyrtarisht kanë shfaqur interesim për të transferuar sulmuesin 18-vjeçar.
Lexo më shumë: A ishte “offside” goli i parë i Cristiano Ronaldos ndaj Atleticos?
Skuadra franceze kërkon një tarifë më të madhe se ajo prej 89 milionë funta që Manchester United pagoi te Juventusi për Paul Pogban gjatë verës duke thyer edhe rekord botëror.
Manchester United dhe Paris Saint Germain thuhet gjithashtu se janë duke vëzhguar situatën./arbresh.info
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë