Lionel Messi, Neymar, Andres Iniesta dhe Gerard Pique i janë nënshtruar testeve fizike në qendrën stërvitore të skuadrës mëngjesin e së premtes.
Sot (e premte) në mëngjes, 11 lojtarë të Barcelonës kanë kryer testet fizike para se t’i bashkohen skuadrës në stërvitje për ndeshjet parasezonale, transmeton portali arbresh.info.
Lojtarët si Andrés Iniesta, Sergio Busquets, Jordi Alba, Denis Suárez, Lucas Digne, Samuel Umtiti, Leo Messi, Neymar Jr, Gerard Piqué, dhe Arda Turan kanë kryer testet vjetore pasi katërshja e fundit sapo është rikthyer nga Japonia, ku ata ishin për të promovuar sponsorin e ri të klubit, kompaninë me bazë në Tokio, Rakuten.
Gerard Deulofeu, i cili është riblerë nga klubi së fundmi, i është nënshtruar gjithashtu testit mjekësor para se të nënshkruaj marrëveshjen e tij me Barcelonën sot gjatë mesditës.
11 lojtarët iu nënshtruan një seri testimesh, përfshirë testit në fuqi dhe ushtrimeve me këmbë, ashtu si bashkëlojtarët e tyre të mërkurën, kur edhe nisën zyrtarisht ndeshjet parasezonale./arbresh.info
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in