Norvegjia ka arritur një fitore të thellë dhe që rrallë shihet në futboll, duke triumfuar me rezultat të thellë 11-1 ndaj Moldavisë, sfidë kjo e luajtur në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.
Pas gjashtë minutash, Myhre shënoi golin e parë pas asistimit të Haalandit, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë pas asistimit, Erling Haaland shënoi hattrick brenda pjesës së parë për ta dërguar rezultatin në 4-0.
Ai shënoi fillimisht në minutën e 11-të, pastaj në të 36-tën e 43-tën.
Kurse në minutën e parë shtesë, Odegaard shënoi për 5-0. Norvegjia nuk u ndal përkundër epërsisë së thellë dhe shënoi edhe golin e gjashtë me Haalandin.
Për 7-0 shënoi Aasgard në minutën e 67-të.
Goli i nderit nga Moldavia erdhi pas një autogoli të Ostigard në minutën e 74-të në sfidë.
Pas dy minutave Aasgaard shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tetin për Norvegjinë. Ndërkohë në minutën e 79-të e kompletoi edhe hattrickun.
Haaland shënoi një tjetër gol në minutën e 83-të për 10-1.
Kurse për epilogun final 11-1, Aasgaard shënoi pas një asistimi nga Haalandi. Pas pesë ndeshjeve, Norvegjia ka 15 pikë dhe është në vendin e parë./Arbresh.info
Erling Haaland scored FIVE of Norway’s ELEVEN GOALS vs. Moldova 🤯 pic.twitter.com/GUlQomOaQJ
— ESPN FC (@ESPNFC) September 9, 2025
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...