Policia ka arritur ta identifikojë dhe lokalizojë shoferin e një automjeti që dyshohet për shkaktimin e një aksideni me katër të lënduar në Prishtinë.
Bëhet e ditur se i njëjti , i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes kishte goditur dy vetura, me ç’rast pos të lënduarve, në aksident ishin ishin regjistruar edhe dëme materiale në automjetet e përfshira në aksident.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.
“Si rezultat i veprimeve policore, është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet shoferi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. Ndaj tij janë ndërmarrë masat ligjore konform legjislacionit në fuqi’, thotë policia në njoftim, transmeton Klanksova.tv
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...