Interesimi për ndeshjen e fundit të eliminatoreve të Botërorit 2026 ka prekur kulmin!
Mbi 100 mijë kërkesa janë regjistruar për të ndjekur nga afër përballjen mes Shqipërisë dhe Anglisë, që do të luhet më 16 nëntor në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Kombëtarja kuqezi, e cila ndodhet në vendin e dytë të grupit K me 11 pikë – një më shumë se Serbia – synon ta mbyllë me sukses këtë rrugëtim historik dhe të sigurojë një vend në play-off-in e Kampionatit Botëror 2026.
Në krahun tjetër, Anglia është tashmë e kualifikuar për në fazën finale, por mbetet faktor vendimtar për fatet e grupit. Më 13 nëntor, “Tre Luanët” do të presin Serbinë në “Wembley”, ndërsa Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Andorrës. Një fitore e anglezëve dhe tri pikë për kuqezinjtë do ta bënin historike ndeshjen e 16 nëntorit në Tiranë — një festë e madhe kombëtare për futbollin shqiptar.
Sipas burimeve pranë FSHF-së, çmimet e biletave do të variojnë nga 30 deri në 150 euro, në varësi të kategorisë së vendit në tribunë.
Kategoria “VIP” do të ketë çmimin më të lartë, ndërsa biletat për tribunat anësore dhe pas portave do të jenë më të përballueshme.
Interesimi i jashtëzakonshëm pritet të tejkalojë çdo rekord të mëparshëm në historinë e ndeshjeve të Kombëtares, me shumë tifozë që po përpiqen të sigurojnë një vend për të parë nga afër yjet e futbollit anglez dhe një Shqipëri që ëndërron Botërorin.
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё