10 lojtarët që mund të largohen në afatin e janarit dhe klubet e tyre të ardhshme

10:24 | 25 Dhjetor 2019

Janë zbuluar 10 lojtarët të cilët priten të largohen nga klubet e tyre me dëshirën për sfidën e radhës në afatin dimëror.

Disa nga këta lojtarë i përkasin gjigantëve anglez, Chelsea dhe Manchester United, transmeton portali arbresh.info.

  1. Olivier Giroud (Chelsea) – Seria A ose Ligue 1

Sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud pritet të largohet nga “Stamford Bridge” pasi nuk po luan aq sa dëshiron, gjë që ka bërë të këtë pakënaqësi.

  1. Ivan Rakitic (Barcelona) – Sevilla ose Seria A

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic që nga transferimi i Frenkie de Jong e ka humbur vendin në skuadër, andaj pritet të largohet në afatin e janarit.

  1. Alfredo Morelos (Rangers) – Premierë Ligë

23-vjeçari është i krahasur me Luis Suarez pasi ka shënuar 75  gola në 124 ndeshje, gjë që ka bërë të jetë i kërkuar nga klubet në kampionatin anglez.

  1. Zlatan Ibrahimovic (lojtar i lirë) – AC Milan

Pasi kaloi dy sezone në kampionatin amerikan, 38-vjeçari kërkon rikthimin në Evropë dhe Milan është duke shfaqur interesim

  1. Wilfried Zaha (Crystal Palace) – Chelsea

Zaha është një ndër sulmuesit më të mirë në Premierë Ligë, mirëpo dëshiron një sfidë më të madhe dhe Chelsea shihet si klubi i duhur, pasi Frank Lampard i pëlqen lojtarët e rinj

  1. Ross Barkley (Chelsea) – Nuk dihet klubi i radhës

26-vjeçari nuk është në formë të mirë dhe nuk ka luajtur këtë sezon, gjë që ka bërë që talenti i tij të largohet dhe sipas disa raportimeve “Blutë” mund ta shesin.

  1. Anthony Martial (Manchester United) – Barcelonë

Martial mund të zëvendësohet me sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezmann gjatë afatit dimëror, pasi ky i fundit nuk po përshtatët në “Camp Nou”, ndërsa anglezi është në formë të shkëlqyer.

  1. Erling Haaland (RB Salzburg) – Manchester United ose Borussia Dortmund

Norvegjezi shihet si një ndër qendërsulmuesit më të mirë në botë dhe në garë janë shumë gjigantë evropian, por më të interesuarit janë “Djajtë e Kuq” dhe Dortmund.

  1. Edinson Cavani (PSG) – Atletico Madrid ose MLS

Cavani nuk ka luajtur këtë sezon mjaftueshëm për shkak se në vend të tij po luan Mauro Icardi dhe uruguaiani është duke shikuar për të ardhmen e afërt.

Sipas raportimeve ka nënshkruar kontratë me Atleticon, mirëpo nëse kjo nuk është e vërtetë atëherë mund të ndodhë transferimi në kampionatin amerikan.

  1. Merih Demiral (Juventus) – AC Milan ose Arsenal

Demiral nuk është duke luajtur mjaftueshëm te “Zonja e Vjetër” dhe ka kërkuar largimin. Dy klubet me të interesuara për turkun janë rivali AC Milan dhe gjiganti anglez, Arsenal./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale