Fitorja e Real Madridit 3:1 ndaj Atletico Madridit është festuar në gjithë botën nga tifozët madrilenë, ndërsa një tifoz ka shpërndarë një meme tejet të veçantë, të paktën për kapitenin madrilen.
Duket se kapitenit Serie Ramos, i cili shënoi njërin nga tre golat, i ka pëlqyer shumë një meme e shpërndarë nga një tifoz, ku ai shihet duke e ushqyer me shishe një foshnje që fytyrën e kishte të mbuluar me emblemën e Atleticos.

Ramosi e ka pëlqyer këtë fotografi në rrjetet sociale.
Ramosi e shënoi golin e dytë nga penalltia, duke i dhënë Realit epërsinë prej 2-1, para se Gareth Bale të shënonte për 3-1 dhe ta vuloste fitoren e Realit.
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...