Ole Gunnar Solskjaer ka premtuar se Manchester Unitedi do të sulmojë në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit, për ta arritur kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
PSG-ja ia shkaktoi Manchester Unitedit disfatën e vetme, që nga emërimi i Solskjaer në pozitën e trajnerit. Francezët siguruan fitore me rezultat 2:0 në Old Trafford dhe situata për klubin vendas u përkeqësua kur Paul Pogba u ndëshkua me karton të kuq.
Anthony Martial, Ander Herrera dhe Nemanja Matic pritet të mungojnë gjithashtu për ndeshjen kthyese, pasi që këta të tre po vuajnë nga lëndime muskulore. Martial u lëndua në ndeshjen e parë kundër PSG-së.
Për shkak të këtyre mungesave, shpresat e Manchester Unitedit për ta zënë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duken mjaft të vogla, mirëpo Solskjaer ende ka besim në skuadrën e tij.
“Nuk mund të themi se ndeshjet e tilla janë të pamundura, ne kemi qenë fantastikë në ndeshjet jashtë shtëpisë. Nuk do të pranojmë të eliminohemi pa luftuar paraprakisht”, ka thënë Solskjaer për faqen zyrtare të Manchester Unitedit.
“Ne do të shkojmë atje dhe do ta shijojmë ndeshjen. E dimë që është një vend i vështirë për të shkuar dhe ata luajtën shumë mirë në Old Trafford. Kjo është një sfidë e mrekullueshme për lojtarët tonë, të shkojnë atje dhe ta dëshmojnë se çfarë mund të bëjnë”.
“Ne preferojmë të fitojnë 4:2 sesa 2:0. Duhet të dalim nga pjesa e parë më mirë sesa që jemi tani. Nëse mund ta bëjmë rezultatin 1:0 në favor tonin në fund të pjesës së parë, atëherë gjithçka mund të ndodhë në pjesën e dytë”.
“Kundër PSG-së, në 20 minutat e fundit, ata e dinin se po fitonin 2:0 dhe ishin të lumtur, por unë mendoj se ne u treguam mjaft të mirë dhe Victor Lindelof ishte fantastik në mbrojtje. Ne mund të shkojmë atje, ta shënojmë një gol dhe të krijojmë kaos në 15 apo 20 minutat e fundit”.
Rinumërimi i votave, përmbyllet procesi në dy komuna
Hoti: Keqmenaxhimi i sektorit të energjisë elektrike po i kt...
Limi dhe Dolce s’i kursejnë puthjet as para Albës
Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të mbahet më 16...
Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon dr...
KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga P...