Sipas ish-sulmuesit legjendar të Manchester Unitedit, Andreë Cole, drejtuesit e “Djajve të kuq” nuk duhet të kërkojnë trajner tjetër nëse Ole Gunnar Solskjaer vazhdon ta drejtojë ekipin ashtu siç është duke e bërë tani.
Jose Mourinho u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor të vitit të kaluar për shkak të rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta të skuadrës së tij deri atëherë.
Në vend të tij, vetëm 24 orë më vonë, u emërua ish-sulmuesi legjendar i klubit, Solskjaer, i cili do të jetë trajnerit i skuadrës angleze deri në fund të këtij sezoni, kur do të kthehet te klubi të cilin e drejtonte më herët, Molde nga Norvegjia.
Përderisa me Mourinhon dukej se sezoni kishte marrë fund për Manchester Unitedit, tani djelmoshat e Solskjaer kanë marrë më shumë vetëbesim për shkak se që nga emërimi i trajnerit të ri, ata i kanë fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara, gjithsej tetë.
Megjithatë, trajneri norvegjez e ka bërë të qartë se ai është në këtë pozitë vetëm deri në fund të këtij sezoni, pasi që drejtuesit e Manchester Unitedit janë në kërkim të një trajneri me më përvojë.
Por, Solskjaer arrin ta dëshmojë veten në klub, duke arritur një vend në top katërshen e Premierligës së Anglisë, triumfin në FA Cup ose arritjen e suksesit në Ligën e Kampionëve.
“Unë e shikoj Olen dhe e shoh se ai është student i lojës. Ai është përgatitur të marrë shumë informata dhe t’i studiojë të gjitha ndeshjet. Ai bën atë që e vlerëson si më të mirën për skuadrën”, ka thënë Cole.
“Kur e shikoj atë, e shoh si flet për Sir Alex Fergusonin, si i shfrytëzon gjërat që i ka mësuar nga Fergusoni. Ole gjithmonë tenton ta marrë më të mirën prej lojtarëve të tij dhe pas çdo ndeshje ai del në fushë bashkë me lojtarët”.
“Si mund ta mbash punën? Duhet të fitosh ndeshje. Nëse ai vazhdon ta bëjë këtë, atëherë askush nuk mund ta emërojë dikë tjetër në vend të tij. Nëse kjo vazhdon dhe Manchester Unitedi e mposht PSG-në në Ligën e Kampionëve dhe fitojnë kundër Burnleyt në mesjavë, atëherë klubi s’ka pse të kërkojë trajner të ri”.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje