Kontrata e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverdes, pritej të përfundonte në fund të këtij sezoni, mirëpo klubi i ka bërë disa lëvizje për t’u siguruar se do t’i kenë shërbimet e trajnerit edhe për më gjatë.
Barcelona ka arritur marrëveshje të re me Valverden, që e mban tani trajnerin deri në fund të sezonit 2019/20 te klubi katalonas, pasi që në kontratën e tij përfshihej edhe opsioni për ta vazhduar marrëveshjen edhe për 12 muaj tjerë.
Kjo klauzolë është shfrytëzuar nga drejtuesit e klubit të “Blaugranëve” dhe Valverde tani do të jetë në pozitën e trajnerit të Barcelonës për të paktën edhe një sezon tjetër.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen