Clarence Seedorf thotë se do të ishte nder për të që një ditë të kthehet në Real Madrid, në pozitën e trajnerit. Mirëpo, ai insiston se ai është i kënaqur që ka qenë një opsion për këtë pozitë në të kaluarën.
Seedorfi luajti për “Los Blancos” mes viteve 1996-1999, duke i bërë 159 paraqitje për klubin gjatë kësaj kohe. Ai e fitoi dy herë titullin e Ligës së Kampionëve, si dhe një të La Ligës.
Që kur u pensionua nga karriera si futbollist profesionist, në vitin 2914, 42-vjeçari ka qenë trajner i Milanit, Deportivo La Corunas dhe Shenzhenit. Tani ai është trajner i ekipit kombëtar të Kamerunit.
Përkundër që thotë se është i përqendruar në punën që e ka, ish-futbollit i Holandës e ka pranuar se nëse Real Madridi do të kërkojë trajner të ri gjatë verës, ai do të jetë i gatshëm për këtë pozitë.
“Mendoj se ka një arsye të thjeshtë: ata e kishin idenë e tyre dhe e morën një vendim. Një klub i mrekullueshëm si Real Madridi i analizon gjithmonë të gjithë mundësitë dhe nuk ishte e lehtë”, ka thënë Seedorf.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe ata u detyruan ta marrin një vendim të shpejtë. Të kthehem një ditë atje do të ishte nder për mua, por gjëja më e rëndësishme për mua është që Real Madridi të vazhdojë të jetë në nivel të lartë”.
“Ata kanë qenë të mrekullueshëm për pesë vjetët e fundit dhe është normale të ndihesh paksa i zhgënjyer me paraqitje të tilla. Ata janë njerëz dhe të gjithë luajnë më mirë kundër tyre. Kjo nuk është një periudhë e lehtë për ta”.
“Por, Real Madridi e ka dëshmuar gjithmonë se mund të ngrihen nga momentet e vështirë, që mund ta gjejnë fuqinë për t’u përmirësuar. Tani, mendoj se duhet ta respektojmë Solarin, i cili po e bën punën e tij në një sezon shumë të komplikuar”.
1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e trefisht...
Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në Iowa të ...
Situata me ujin e pijshëm, IKSHPK del me njoftim
Ambasada në Prishtinë rikujton: DASh ka pezulluar lëshimin e...
Kurti takoi ambasadoren e re të Estonisë
Arrestohet në Fier 23‑vjeçari në kërkim ndërkombëtar, pjesë ...