Liverpooli i humbi dy pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Evertonit. Megjithatë, ish-futbollisti legjendar brazilian, Pele, ende beson se skuadra e Jurgen Kloppit do të shpallet kampione e Premierligës, në fund të sezonit.
Ndeshja mes dy rivalëve të qytetit, e zhvilluar të dielën, në stadiumin “Goodison Park”, përfundoi me rezultat 0-0. Liverpooli i humbi 3 mundësi të arta për ta fituar ndeshjen.
Liverpooli i ka barazuar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara. Për shkak të të gjitha këtyre pikëve të humbura, skuadra e Kloppit e ka humbur pozitën e parë në tabelën e Premierligës dhe tani janë një pikë prapa skuadrës së Manchester City.
Liverpooli ka plot 29 vjet që nuk e ka fituar titullin e Premierligës dhe tifozët e klubit kishin besuar se këtë ecuri të keqe do ta përfundonin këtë sezon. Mirëpo, ata tani e kanë humbur kontrollin dhe duhet të shpresojnë se Manchester City do t’i humbasë disa pikë në ndeshjet e ardhshme.
“Urime ditëlindja për heroin e Liverpoolit, Kenny Dalglish. Unë besoja se Liverpooli do ta fitojë titullin e Premierligës, që nga fillimi dhe ende besoj se mund ta arrijnë këtë gjë”, ka shkruar Pele, në llogarinë e tij në Twitter.
Rahoveci ndanë rrugët me trajnerin Bujar Loci
BE konfirmon se po punohet drejt heqjes së plotë të masave n...
Gjendet pa shenja jete taksisti 55-vjeçar në Prizren
Rama tallet me Malin e Zi: Është shteti më i madh dhe më i f...
Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Gërvalla: Reçaku mbetet kujtim dhe zotim për drejtësi