Sot në mbarë Shqipërinë nis sezoni i provimeve, ku maturantët do t’i nënshtrohen testit për gjuhën e huaj.
31 mijë maturantë çelën sezonin e provimeve të Maturës Shtetërore.
Nga 8 qershori deri në 18 qershor klasat e 12 do të zhvillojnë 4 provimeve. Sot testohen për gjuhën e huaj, për të vazhduar më datë 11 qershor me Gjuhën Shqipe, me Matematikën më 15 qershor dhe 18 qershor, provimi i lëndës me zgjedhje.
Siç ka zbuluar gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit ka marrë vendimin që maturantët që shfaqin temperaturë të lartë nuk do të lejohet të hyjnë dhe do t’u jepet mundësia në sezonin e vjeshtës. Duke qenë matura e parë që testohen në kohë pandemie, është hartuar një rregullore e posaçme.
Provimi fillon në orën 10 dhe do të zgjas 2 orë, ndërsa testi do të jetë vetëm me alternativa. Temat e zhvilluara gjatë mësimit në distancë janë përjashtuar si pyetje provimi.
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona