Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Shqipëri arritën në vlerën 234 milionë euro, në tremujorin e dytë të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas të dhënave të BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, IHD-të, u rritën në vlerën 3 milionë euro.
Në totalin e investimeve të huaja, kryesojnë fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve të huaja ekzistuese në Shqipëri, të cilat zënë më shumë se 50% të fluksit të përgjithshëm të investimeve të huaja për këtë periudhë.
Për gjysmën e parë të vitit, Shqipëria ka thithur Investime të Huaja Direkte në vlerën e 463 milionë eurove, në rritje me 0.65% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për 3-mujorin e dytë të vitit 2021, investimet e huaja kryesojnë në industrinë nxjerrëse, sektorin bankar dhe financiar, pasuritë e paluajtshme etj.
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...
Haxhiu takon Gashin e KPK-së, flasin për përshpejtimin e pro...