Një vatër e fuqishme zjarri vijon të jetë aktive në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Flakët kanë kaluar mbi linjën e ujësjellësit dhe janë afruar rrezikshëm pranë një grupi banesash, si dhe pranë Azilit të të Moshuarve në qytet.
Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, të mbështetura nga 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe ndërhyrje nga ajri. Pavarësisht përpjekjeve intensive, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll, shkruan A2 CNN.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se operacioni për shuarjen e flakëve vijon me intensitet të lartë, me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme drejt zonave të banuara. Situata mbetet kritike, ndërsa forcat në terren po punojnë pa ndërprerje për ta neutralizuar rrezikun.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...