Mbi 220 hektarë tokë janë shkrubmuar në zonën rreth tunelit të Kalimashit.
Zjarri vazhdon ende atje duke vënë në rrezik banesat pranë fshatit Shëmri dhe Malzi.
Lajmin e bëri të ditur prefekti i Kukësit Zenel Kuçana, ku përmes një deklarate zbuloi detaje nga operacioni i mbrëmshëm në luftën me flakët mbi tunelin e Kalimashit ndërsa sot sipas tij, forcat janë vendosur sot në Malzi për shuarjen e flakëve atje.
Ai siguroi që në një asnjë moment nuk është ndërprerë lëvizja e makinave në tunelin e Kalimashit.
“Deri në 03:00 të mëngjesit vijoi puna, ndërsa sot në mëngjes nisi puna në njësinë administrative Malzi, në lakun e thive, lakun e qershive. Një helikopter deri tani ka bërë 9 rrugë dhe zjarri u vu nën kontrol. 66 efektivë e 9 zjarrfikëse janë future në operacion në Malzi. Shumë shpejt zjarret do vihen nën kontroll”, deklaroi prefekti./abcnews/
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...